Zhurma Press E Premte · 21 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 06:13 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:58 Vëllezërit Hoxha rinovojnë me Zurichun deri në 203105:44 Aksident në Kaninë të Vlorës, dy persona të plagosur nga përplasja e makinave05:44 Zjarri në Pukë, urdhërohet evakuimi i banorëve të fshatit Gojan i Madh05:41 9 vatra zjarri aktive në vend, situata më e vështirë në Pukë05:33 Celine Dion flet për shëndetin para rikthimit në Paris05:24 Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare05:14 Gazetarja Thaqi-Mehmeti: Ngacmimi i fundit online ishte më i rëndë se i pari05:14 KEK konfirmon vdekjen e punëtorit Arbenit Ahmeti nga kontakti me tensionin elektrik05:13 Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutohet bashkëpunimi në disa fusha05:10 Kthimi i Princit Harry dhe familjes së tij: Jo një çështje thjesht private
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Çfarë ndodhi me shoferët që vozitën 161 kilometra në orë?

Policia e Kosovës ndëshkoi tre shoferë me 500 euro dhe i ndaloi vozitja për 6 muaj

Redaksia ZHURMA 20:48 Përditësuar 18:14 1 min lexim
Çfarë ndodhi me shoferët që vozitën 161 kilometra në orë?
FOTO · Ilustrim · Moscow. Police car, Okhotny Ryad-Mokhovaya (CC BY 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Policia e Kosovës ka ndëshkuar tre shoferë në rajonin e Ferizajt për kundërvajtje të rënda në trafik, në kuadër të planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor. Sipas njoftimit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar në fshatin Rakaj një automjet të tipit Audi me targa të huaja, të cilin e drejtonte N.B., 28 vjeç. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po lëvizte me shpejtësi 161 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi është 50 kilometra në orë.

Shoferi janë gjobitur me 500 euro dhe iu ndalua vozitja për gjashtë muaj. Policia bëri të ditur se ky rast është raportuar nga një qytetar përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”.

Stacioni Policor në Ferizaj i ka hequr patentë-shoferin për 12 muaj shoferit D.Ç., 23 vjeç, pasi në periudhën 26 gusht 2025 – 9 qershor 2026 kishte grumbulluar 10 pikë negative si pasojë e disa kundërvajtjeve të rënda në trafik.

Në një rast tjetër, policia ndaloi në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj një automjet të tipit Opel Vivaro, të drejtuar nga A.H., 23 vjeç, i cili kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Burim: IndeksOnline, https://indeksonline.net/voziti-161-kilometra-ne-ore-ndeshkohet-shoferi-me-500-euro-dhe-iu-ndalua-vozitja-6-muaj/ — Redaksia ZHURMA

Komentet