Kamioni çan barrierat pranë tunelit të Murrizit dhe bllokon qarkullimin
Një automjet i tonazhit të rëndë ka rrezikuar të bjerë në greminë pranë hyrjes së tunelit të Murrizit në anën e Tiranës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një automjet i tonazhit të rëndë ka rrezikuar të binte në greminë jo shumë larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në anën e Tiranës. Sipas pamjeve të dërguara nga udhëtarët, një pjesë e kamionit ka dalë jashtë rrugës dhe është ndalur nga barrierat metalike. Pjesa më e madhe e automjetit ka mbetur në rrugë, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve dhe krijuar radhë të gjata në të dy anët e lëvizjes, ndërkohë që pritet ndërhyrja e policisë për të rivendosur qarkullimin.