Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Përparim Rama i bashkohet marshit të studentëve për çlirimtarët

Kryetari i Prishtinës mbështet studentët që protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar tubimit të organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës «Hasan Prishtina». Studentët kanë nisur marshimin nga Qendra e Studentëve drejt sheshit «Skënderbeu», për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale të datës 16 shtator, ku katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përparim Rama i bashkohet marshit të studentëve për çlirimtarët
Foto: Wikimedia Commons

Gjatë kësaj proteste në kryeqytet, i pari i Prishtinës u pa në shesh përkrah ish-kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ndërsa mbante para vetes një parullë me logon e UÇK-së. Tubimet e rinisë kundër këtij vendimi të Hagës po vazhdojnë tash e sa ditë në sheshin e Prishtinës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme