Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Peci: Kurti do ta humbë lidhjen me qytetarët në pushtet

Analisti politik Lulzim Peci ka deklaruar se qeverisja e gjatë e kryeministrit Albin Kurti sjell shkëputje nga popullata.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Analisti politik Lulzim Peci ka diskutuar mbi raportin e kryeministrit Albin Kurti me qytetarët dhe ndryshimet në perceptimin e politikës nga gjeneratat e reja gjatë një paraqitje në emisionin «Click» në RTV21.

Peci: Kurti do ta humbë lidhjen me qytetarët në pushtet
Foto: demokracia.com

Peci ka thënë se sa më gjatë që kryeministri të qëndrojë në pushtet, aq më tepër do të fillojë humbja e lidhjes me popullatën dhe vështirësitë në kuptimin e të rinjve, duke shtuar se vendi ndodhet në prag të krijimit të diçkaje të re. Sipas tij, gjeneratat e vjetra nuk po arrijnë t'i kuptojnë plotësisht të rinjtë, të cilët sipas tij mendojnë në parametra të tjerë nga mënyra se si e përfytyrojnë politikanët e vjetër politikën.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme