Peci: Kosova të bisedojë me shtetet që sponsorizuan Specialen
Analisti politik Lulzim Peci vlerëson se Kosova duhet të zhvillojë bisedime të thelluara me shtetet që sponsorizuan Dhomat e Specializuara.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sipas analistit politik Lulzim Peci, Kosova duhet të zhvillojë bisedime të thelluara me shtetet që sponsorizuan themelimin e Dhomave të Specializuara, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete lidhur me procesin. Peci ka thënë se qëndrimet e Kosovës janë të domosdoshme, por ato nuk mjaftojnë pa dialog me shtetet që mbështetën themelimin e Gjykatës Speciale.
«Nëse mendojmë që pa shtetet që e kanë sponsorizuar themelimin e kësaj Gjykate, pa biseduar më thellësisht me ta, ne nuk do të mund të ecim përpara. Qëndrimet tona janë të domosdoshme, por pa aktorët që e kanë sponsorizuar themelimin e kësaj Gjykate, nuk do të kemi ndonjë rezultat», ka deklaruar ai.