Gjykata cakton paraburgim 30-ditor për pesë serbë të dyshuar për masakrën e Reçakut

Pse u deshën 27 vjet për të arrestuar të dyshuarit e masakrës më të njohur të luftës në Kosovë?

Gjykata cakton paraburgim 30-ditor për pesë serbë të dyshuar për masakrën e Reçakut
Foto: Pixabay

PRISHTINË — Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për pesë serbë të dyshuar për masakrën e Reçakut të janarit 1999. Të pandehurit, me inicialet N.P., S.J., B.P., S.M. dhe S.S., u arrestuan kohët e fundit pas një hetimi që zgjati dy dekada e gjysmë.

Ramë Shabani, i vetmi dëshmitar i gjallë i masakrës, e ka mirëpritur arrestimin, por shprehet i zhgënjyer nga vonesa. "Kjo shumë kollaj u kon për me gjetë", ka thënë ai për Demokracia. "Nxine komandantin e Policisë së Shtimes ose Ferizajit, edhe e di krejt kush e ka bo."

Shabani kujton tmerrin: "Baca Banush pa kry, Skenderi pa kapak t'kresë, Ajeti, qy ky 85-sh, baca Rizah me dy djemë". Ai ndihmoi në varrosjen e mbi 30 viktimave, bashkë me fshatrat Petrovë dhe Mellopolc. "Me t'16 n'mbramje i kena tubu, i kena pru n'xhami."

Dëshmitari i vetëm mbetur në jetë tani është i gatshëm të dëshmojë në gjyq. "Unë jam i gatshëm ku t'dush me shku për ta", thotë Shabani. Por identifikimi i vrasësve është i vështirë: "Krejt t'Shtimes janë kon me maska. Sa herë janë hi n'fshat janë kon me maska."

Gjykata arsyetoi paraburgimin me rrezikun e arratisjes dhe ndikimit në prova e dëshmitarë. Shabani, megjithatë, ka humbur besimin pas 27 vjetësh pritje: "S'po besoj hala. Besimi m'ka hup mu 27 vjet." Ai kërkon dënim maksimal për të arrestuarit.

Masakra e Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë shqiptarë, u bë simbol i dhunës së luftës dhe çështje diplomatike — SHBA-ja e përdori si argument për bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Rasti mbetet një nga pak procedimet penale që kanë arritur deri te arrestimet për krimet e luftës në Kosovë.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Agon Ahmeti paralajmëron kolaps arsimor nga inteligjenca artificiale?
  2. 19-vjeçar i zhdukur në Drenas që nga 19 prilli
  3. Babai raporton zhdukjen e djalit në Drenas
  4. Fëllanza Knushaj zgjidhet nënkryetare e Asamblesë së Gjykatave

Vazhdo leximin