Vazhdo leximin
e mërkurë, 21 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Një person ndalohet për 48 orë në Leposaviq për nxjerrje të paligjshme të dokumenteve…

Policia e Kosovës ka ndaluar një person për 48 orë në Leposaviq.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet R.M. është ndaluar për 48 orë në Leposaviq, duke sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumente pas dyshimeve për nxjerrje të paligjshme të dokumenteve zyrtare të Kosovës që lidhen me regjistrimin civil. Kontrolli është kryer në një kiosk ku i dyshuari kryente shërbime për servisimin e celularëve, me asistim të njësisë së forenzikes rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri. Pajisjet dhe dokumentet e sekuestruara do të procedohen sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit. Rasti do të trajtohet nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Një person ndalohet për 48 orë në Leposaviq për nxjerrje të paligjshme të dokumenteve…
Foto: telegrafi.com

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 24 kamera →