Vazhdo leximin
e mërkurë, 21 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Rama: Lojërat Mesdhetare mund të mbajnë emrin Albin Kurti 2030

Kryetari i Prishtinës ironizon për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, duke thënë se është i gatshëm t'ia vërë emrin e kryeministrit vetëm që të mos humbasin.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë emrin e kryeministrit Albin Kurti, vetëm që Kosova të mos e humbë mundësinë e organizimit të këtij eventi. I ftuar në një emision televiziv, ai u shpreh se kjo çështje nuk duhet parë si politike, por si një mundësi e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme. Siç raportoi Zhurma më 16 tetor 2026, Komiteti Ndërkombëtar kishte dërguar paralajmërim për vonesat dhe mospërmbushjen e detyrimeve financiare.

Rama: Lojërat Mesdhetare mund të mbajnë emrin Albin Kurti 2030
Foto: telegrafi.com

Rama paralajmëroi se vendi rrezikon t'i humbë Lojërat për shkak të gjërave të kota dhe naive. Sipas tij, ky organizim përbën një mundësi monumentale për të investuar në infrastrukturë deri në vitin 2030 dhe për ta ndryshuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si një vend i pasigurt.

«A është kjo çështje politike për sa i përket meje jo me ja ndërru emrin 'Kosova 2030' por po ja ngjesim 'Albin Kurti 2030' vetëm të krijojmë këtë infrastrukturë e t'i mbajmë këto lojëra se janë më se të nevojshme për vendin tonë, rininë tonë e të ardhmen tonë», u shpreh Rama.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 24 kamera →