Policia në Kaçanik ushtron evakuim emergjent në shkollë
Ushtrimi për evakuim emergjent u zhvillua në SHFMU "Katër Dëshmorët" në Kovaçec, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe mjekët.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në SHFMU "Katër Dëshmorët" në Kovaçec, policia e Kaçanikut zhvilloi një ushtrim për evakuim emergjent, së bashku me Njësinë e Zjarrfikësve, Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe stafin shkollor. Ushtrimi kishte qëllim të vlerësojë gatishmërinë dhe të ngritë vetëdijen për reagim të shpejtë dhe të koordinuar në situata emergjente, me theks në sigurinë e nxënësve dhe stafit shkollor. "Policia e Kaçanikut mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe shërbimet emergjente për krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt", tha policia.