Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kosova dhe Austria paraqesin marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor

Marrëveshja synon lehtësimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërmjet dy vendeve në çështjet penale.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Republika e Kosovës dhe Republika Federale e Austrisë kanë paraqitur Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale. Marrëveshja synon krijimin e një kornize ligjore të qartë për lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve. Fushëveprimi i saj përfshin ekstradimin, ndihmën juridike ndërsjellë, transferimin e personave të dënuar dhe forma të tjera të bashkëpunimit gjyqësor, me qëllim të rritjes së efikasitetit në trajtimin e kërkesave dhe procedurave përkatëse.

Kosova dhe Austria paraqesin marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor
Foto: albeu.com

Ministria e Drejtësisë e Kosovës vlerëson se finalizimi i marrëveshjes përbën një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e krimit ndërkufitar dhe transnacional.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 25 kamera →