Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë
Zëvendëskryeministri Nikolloski flet për sfidat e transportuesve dhe mungesën e një qasjeje të organizuar nga BE-ja.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka deklaruar se deri më tani janë ndërmarrë hapa konkretë përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me shtete të veçanta për pajisjen e transportuesve me viza afatgjata dhe trajtimin e shoferëve si profesionistë në strategjinë e re të vizave të zonës Shengen.
Gjatë fjalës së tij në panelin e organizuar nga Oda Zvicerane e Tregtisë e Maqedonisë në kuadër të “Forumit Global të Tregtisë dhe Rritjes 2026”, Nikolloski theksoi se shoferët profesionistë vazhdojnë të përballen me trajtimin si turistë dhe me kufizimin e qëndrimit prej maksimumi 90 ditësh brenda një periudhe 180-ditore. «Ne po përpiqeshim të gjenim një zgjidhje të përbashkët si vend i Ballkanit Perëndimor së bashku me zonën Shengen, por, për fat të keq, nuk ka një zgjidhje përfundimtare nga BE-ja. Do të thoja se mungon një qasje e organizuar», u shpreh ai.