Zhurma Press E Premte · 02 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:15 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë MKD

Nikolloski: Reformat po zbatohen, vetoja e Bullgarisë pengesa e vetme

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski deklaroi në Bruksel se reformat dhe Plani i rritjes së BE-së po zbatohen me përkushtim.

Redaksia ZHURMA 10:14 1 min lexim
Nikolloski: Reformat po zbatohen, vetoja e Bullgarisë pengesa e vetme
FOTO · shenja.tv Arkivi ZHURMA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë një panel-diskutimi kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian të mbajtur në Bruksel në organizim të organizatës “tink-tenk” “Miqtë e Evropës”, ka deklaruar se vendi po i zbaton me përkushtim reformat dhe Planin e rritjes së Bashkimit Evropian.

Sipas tij, mbështetja për zgjerimin e Bashkimit Evropian është e lartë dhe opinioni publik mbështet fuqishëm anëtarësimin. Ai theksoi se proceset reformuese po zbatohen me sukses, duke shënuar rritjen e tretë më të lartë ekonomike në Evropë prej 4,3 për qind në tremujorin e dytë, ndërsa vendi është plotësisht i përkushtuar dhe i harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Nikolloski shtoi se ekonomia po rritet me shpejtësi, ndërsa vendi gëzon stabilitet dhe kohezion politik, ekonomik dhe ndëretnik. Ai vuri në dukje se arsyeja e vetme pse nuk po përparohet është vetoja nga Bullgaria.

Burimet: Shenja (klaster 1 outlets).

Komentet