Ndalohen 10 shoferë për vozitje të pakujdesshme në vend
Dhjetë persona janë ndaluar nga policia gjatë njëzet e katër orëve për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në lokacione të ndryshme.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Gjatë njëzet e katër orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit, në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal, njofton MPB Maqedoni. Prej tyre, shtatë persona drejtonin automjet pa dhënë provimin e vozitjes, duke përfshirë një 17-vjeçar nga Shkupi, R.Xh. nga fshati Krushopek i rrethinës së Shkupit, një 16-vjeçar nga Negotina, A.M. nga Çashka, B.M. nga Berova, M.K. nga fshati Drasllajcë i rrethinës së Strugës, si dhe B.S. nga fshati Obrshani i Komunës së Krivogashtanit.
Po ashtu, dy shoferë drejtonin automjetin pavarësisht masës aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit, bëhet fjalë për J.B. nga fshati Tremnik i rrethinës së Negotinës dhe Z.J. nga Shkupi, ndërsa A.C. nga Prilepi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. «Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt», thuhet në njoftim.