Musliu-Shoshi: Raporti dëshmon hendekun mes premtimeve dhe rezultateve
Deputetja e PDK-së reagon ndaj gjetjeve të Komisionit Evropian për ngecjet e Qeverisë në reformat kyç.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar përmes një postimi se dokumenti dëshmon hendekun ndërmjet premtimeve të ekzekutivit për integrim evropian dhe rezultateve konkrete në terren. Reagimi i saj vjen pas publikimit të vlerësimeve të Komisionit Evropian, të cilat evidentojnë mungesë përparimi në fusha kyçe.
Sipas deputetes së opozitës, Raporti thekson se nuk ka pasur progres në funksionimin e gjyqësorit, kontrollin financiar, mjedisin, bujqësinë dhe transformimin digjital, ndërsa janë shënuar rezultate më të dobëta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe reforma të ngecura në shëndetësi. Ajo ka shtuar se dokumenti evidenton gjithashtu akuza dhe gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve e mediave nga zyrtarë të lartë qeveritarë, duke përfshirë edhe kryeministrin Kurti.