Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Mungesa e ditarëve në shkolla, MASh angazhoi operator më të lirë

Shkollat nisën mësimin pa ditarët e rinj; ministria thotë se angazhoi operator me çmime më të ulëta.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shkollat në vend nisën mësimin pa ditarët e vitit të ri shkollor, të cilët ende nuk u janë dorëzuar shkollave. Në raftet e mësimdhënësve gjenden vetëm ditarët e vjetër, ndërsa në ditën e parë dhe të dytë mësuesit nuk patën ku t’i shkruajnë orët mësimore e as të evidentojnë mungesat e nxënësve.

Mungesa e ditarëve në shkolla, MASh angazhoi operator më të lirë
Foto: botasot.info

Drejtori i arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, tha se kjo po vështirëson mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe se po ndërmerren veprime që mësimdhënësit të kenë lista për të evidentuar mungesat. Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit thanë se vonesa të tilla kanë ndodhur edhe në vitet e mëparshme dhe se është ndërruar operatori i furnizimit me ditarë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në një përgjigje për TËVË1, tha se nga ky vit shkollor ka një operator të ri me çmime ndjeshëm më të ulëta se deri më tani.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme