Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Mungesa e ditarëve në shkolla, Elshani fajëson Ministrinë

Mësimdhënësit përballen me mungesën e ditarëve shkollorë, ndërsa drejtori i Arsimit në Prishtinë thekson se përgjegjësia i takon Ministrisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Viti i ri shkollor ka nisur dhe nxënësit janë kthyer në banka, por mësimdhënësit ende po përballen me mungesën e ditarëve shkollorë, të cilët përbëjnë një nga mjetet bazë të punës. Në javën e parë të mësimit, orët, mungesat dhe të dhënat e tjera nuk kanë pasur se ku të evidentohen.

Foto: ekonomiaonline.com / ekonomiaonline.com
Foto: ekonomiaonline.com / ekonomiaonline.com

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ka deklaruar se të gjitha shkollat e kryeqytetit kanë mungesë të ditarëve. Sipas tij, procesi është dashur të përfundonte para 1 shtatorit, para se të fillonte procesi mësimor.

“Këto janë procedura që janë zhvilluar prej Ministrisë së Arsimit, në kuptimin e tenderimit dhe procedurave të tjera që i kanë në raport me këto materiale. Është ekskluzivisht përgjegjësi e kësaj ministrie”, u shpreh ai.

Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme