Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Prishtina e Peja përfundojnë votimin në Kuvendin e LDK-së — radha e Mitrovicës

Procesi duket demokratik, thotë Muhaxheri në RTV Dukagjini

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dhënë detaje rreth procesit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së. Muhaxheri ka treguar se Prishtina e Peja e kanë përfunduar votimin dhe se tashmë janë duke votuar delegatët e Mitrovicës.

Prishtina e Peja përfundojnë votimin në Kuvendin e LDK-së — radha e Mitrovicës
Foto: EP Plenary session - Voting session - 53866805443 / Wikimedia Commons

“Është e dyta pas Degës së Prishtinës. E kemi kry si e dyta. Tash është t’u votu Mitrovica. Procesi po duket demokratik. Qetë, po shkon në rregull”, ka thënë Muhaxheri në RTV Dukagjini.

Muhaxheri ka folur edhe për atë nëse ka presion ndaj delegatëve, duke thënë se brenda sallës s’ka diçka të tillë dhe se i kanë pasur 14 ditë në funksion për të bërë presion. “14 ditë kanë qenë për me bo presion. Vetë fakti që i kanë thirrë ka 5-6 herë nënshkruesit, tregon vetë”, ka thënë Muhaxheri tutje.

Burim: Gazeta Metro, https://gazetametro.net/muhaxheri-jep-detaje-nga-brenda-salles-po-votojne-delegatet-e-mitrovices-procesi-duket-demokratik/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Batllavë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme