kosove

Moti gjatë fundjavës: Diell të shtunën dhe riga shiu të dielën

Si do të ndryshojnë temperaturat dhe cilat zona të Kosovës do të preken nga rigat e shiut në fundjavë?

Moti gjatë fundjavës: Diell të shtunën dhe riga shiu të dielën
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Gjatë fundjavës mbi Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, por me ndryshime të kushteve atmosferike. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), dita e shtunë, 13 qershor, do të karakterizohet nga moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius. Gjatë së shtunës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë.

Për ditën e diel parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku vende-vende do të ketë riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje, duke lëvizur nga 10 deri në 13 gradë Celsius ato minimale, dhe nga 24 deri në 27 gradë Celsius ato maksimale, nën ndikimin e erës nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. KQZ numëron 31 nga 47 kutitë e votave nga diaspora
  2. Kuvendi miraton ndryshimet në Strategjinë e zhvillimit rajonal
  3. Pse deputeti gjerman Mijatoviq e konsideron "mashtruese" qetësinë në Kosovë?
  4. KQZ përfundon numërimin në 37 QKN, Prishtina mbetet e papërmbyllur

Vazhdo leximin