Mjete të pashpërthyera nga lufta gjenden gjatë punimeve në Gjilan
Gjatë punimeve rrugore në Gjilan janë hasur mjete të pashpërthyera, përfshirë armë, fishekë, granata dhe uniformë ushtarake.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
GJILAN — Gjatë punimeve rrugore në Gjilan janë hasur mjete të pashpërthyera që dyshohen se kanë mbetur nga periudha e luftës. Sipas Policisë së Kosovës, janë gjetur fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe një uniformë ushtarake.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lokacion kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta pa ndonjë incident.