Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Misajllovski paralajmëron rritje pagash për ushtrinë nga 1 janari

Ministri i Mbrojtjes paralajmëroi rritje pagash dhe zgjidhje për ushtarët që mbushin 45 vjeç.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pjesëtarët e Ushtrisë dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut do të përfitojnë rritje pagash duke filluar nga data 1 janari. Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, gjatë një ceremonie të zhvilluar në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë.

Misajllovski paralajmëron rritje pagash për ushtrinë nga 1 janari
Foto: albeu.com

Misajllovski njoftuar se është përgatitur një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë për statusin e ushtarëve profesionistë që mbushin moshën 45-vjeçare. Sipas tij, ky propozim është shqyrtuar tashmë në kolegjiumin e Qeverisë dhe pritet të kalojë për diskutim në mbledhjen e ardhshme qeveritare. Me këtë zgjidhje, ushtarëve do t'u mundësohet vazhdimi i karrierës deri në pensionim.

Gjatë fjalës së tij, ministri tha se parashihet edhe lidhja e një marrëveshjeje të re kolektive me sindikatat, e cila do të garantojë ruajtjen e të drejtave aktuale të punonjësve pa i cenuar ato. Po ashtu, ai deklaroi se gjatë mandatit të tij janë paguar më shumë se 26 milionë euro për çështje gjyqësore që lidhen me vitet 2019 dhe 2020.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 22 kamera →