Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Klekovski: Lehtësohet marrja e terapisë për sklerozën multiple

Ministri i Shëndetësisë nënshkruan memorandum për decentralizimin e terapisë, duke afruar trajtimin për pacientët me sklerozë multiple.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për decentralizimin e terapisë për sklerozën multiple. Marrëveshja është lidhur në bashkëpunim me Klinikën Universitare të Neurologjisë, Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër, Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe Spitalin Klinik të Shtipit.

Klekovski: Lehtësohet marrja e terapisë për sklerozën multiple
Video · YouTube ↗

Gjatë një konference për media, Klekovski tha se qëllimi i kësaj iniciative është lehtësimi i jetës së përditshme të pacientëve dhe mundësimi i qasjes në trajtim më pranë vendbanimit të tyre. «Kjo është një iniciativë të cilën e kemi pritur gjatë. Këto tre spitale tashmë i plotësojnë kushtet. Ato veçmë merren me zbatimin e terapisë biologjike, terapia me tableta është problem i vogël. Kapaciteti është i siguruar dhe ka plan për distribuim», u shpreh ai, duke shtuar se qytetarët e rajonit të Shkupit do të trajtohen tek «8 Shtatori», rajoni i Lindjes në Shtip dhe rajoni i Ohrit në «Shën Erazmo».

Ministri theksoi se ky është vetëm hapi i parë dhe se në të ardhmen do të përfshihen edhe klinika të tjera për t'u mundësuar pacientëve trajtim sa më të afërt. Sipas autoriteteve shëndetësore, në vend janë rreth 2.000 pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje, nga të cilët rreth 1.800 prej tyre pranojnë terapi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 24 kamera →