Dimitrieska-Koçoska: Reformat dhe disiplina fiskale janë kyçe
Ministrja e Financave mori pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Bangkok.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore të mbajtura në Bangkok, u diskutuan sfidat e ekonomisë globale dhe nevoja për politika të kujdesshme makroekonomike. Në këto punime mori pjesë edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Mesazhet kryesore të seancës plenare ishin se goditjet e përsëritura kanë dobësuar rezervat energjetike e fiskale, ndërsa presionet e inflacionit mbeten sfidë për shumë shtete.
Sipas saj, menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike dhe konsolidimi fiskal përbëjnë themelet e stabilitetit. Ajo theksoi domosdoshmërinë e përdorimit racional të mjeteve shtetërore dhe zbatimit të reformave strukturore për të nxitur produktivitetin, investimet dhe konkurrueshmërinë, me qëllim krijimin e një rritjeje të qëndrueshme dhe perspektivave më të mira për kompanitë dhe qytetarët.
Në këtë aktivitet fjalime mbajtën gjithashtu udhëheqës të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë drejtoreshën e përgjithshme të FMN-së, Kristalina Georgieva, kryetarin e Grupit të Bankës Botërore, Axhaj Banga, si dhe drejtuesin e takimeve dhe njëkohësisht guvernatorin e Bankës Qendrore të Paraguait, Karlos Karvalo Spalding.