OEMVP mban mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mban mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues, e thirrur nga kryetari Sami Morina.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues, e cila është thirrur nga kryetari i Odës, Sami Morina. Në fokus të këtij takimi ishte konsolidimi i strukturave drejtuese dhe koordinimi i aktiviteteve për periudhën e ardhshme.
Gjatë mbledhjes, vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve për projektin TOP 100 – 2026, si dhe shqyrtimit të çështjeve lidhur me grupacionet e Odës. Diskutimet u përqendruan te forcimi i bashkëpunimit sektorial dhe rritja e përfshirjes së bizneseve në iniciativat e ndërmarra.
Anëtarët e Këshillit Drejtues trajtuan gjithashtu rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve dhe përmirësimit të organizimit të punës, me qëllim adresimin e sfidave dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron sektori privat.