Hajrizi: UBT ka dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit
Rektori i UBT-së flet për arritjet në çerekthekshin e parë të institucionit dhe njofton ngjarjet e ardhshme akademike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka deklaruar se 25-vjetori i këtij institucioni përfaqëson një moment reflektimi për të arriturat dhe synimet e ardhshme në arsim, shkencë, inovacion dhe teknologji.
Hajrizi ka theksuar se gjatë këtij çerek shekulli, UBT-ja është angazhuar në ndërtimin e një sistemi arsimor me qasje inovative, duke synuar të ndikojë në zhvillimin e vendit. «Është një vit që jo vetëm duhet të reflektojmë, por është një angazhim prej çerek shekulli, ku vitet më të mira të jetës kanë qenë angazhim për të ndërtuar një sistem të arsimit dhe një qasje inovative në arsim», u shpreh ai.
Në kuadër të shënimit të përmbylljes së 25-vjetorit, UBT-ja ka planifikuar aktivitete gjatë javës së ardhshme, ku do të organizohen tri ngjarje ndërkombëtare njëra pas tjetrës. Ngjarja e parë mbahet të mërkurën dhe i kushtohet Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive, e cila organizohet për herë të dytë.