Pse rifillojnë tre projekte gazifikimi në Maqedoni?
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se tre projekte do të realizohen në vitin e ardhshëm
SHKUP — Qeveria e Maqedonisë së Veriut pret që vitin e ardhshëm të përfundojë interkonektori i gazit me Greqinë. Kryeministri Hristijan Mickoskit tha se, pret që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të realizohet plotësisht sinkronizimi i rrjetit kombëtar të gazit me rrjetin kombëtar grek.
Ai shtoi se aktualisht janë në proces të rifillimit tre projekte të reja: gazsjellësi që do të lidhë Velesin me Shtipin, gazsjellësi që do të lidhë Gostivarin me Kërçovën dhe një degëzim që do të ndërtohet pranë Tetovës dhe do të hyjë në Kosovë. Mickoski theksoi se mbetet në dorë të Qeverisë së Kosovës të vendosë nëse do të vazhdojë ta zhvillojë projektin në territorin e saj, ndërsa detyra e Maqedonisë është të realizojë atë për të cilën jemi dakorduar.
Ndërkohë, ai tha se nga Nomagas tashmë është shpallur edhe interkonektori me Serbinë. Kjo është një vendim i rëndësishëm për Maqedoninë, pasi që do të sigurojë një qasje të re, të sigurt dhe të diversifikuar në gazin natyror.
Të premten u realizua një takim mes ministres së Energjetikës, drejtorit ekzekutiv të NOMAGAS SH.A. Shkup, Nedim Rama, dhe drejtoreshës së përgjithshme ekzekutive të operatorit grek të transmetimit të gazit natyror, Maria Sferouza. Nga ministria njoftuan se, në fokus të bisedimeve ishte konfirmimi i angazhimit të përbashkët që projekti të realizohet në përputhje me afatet e përcaktuara, përmes koordinimit intensiv ndërmjet institucioneve dhe operatorëve, me qëllim që Maqedonia të sigurojë një qasje të re, të sigurt dhe të diversifikuar në gazin natyror.
Në takim u konfirmua vlerësimi i përbashkët se interkonektori i gazit do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, në përputhje me afatet dhe planet e përcaktuara për realizim.
Burim: Almakos, https://almakos.com/video-mickoski-aktualisht-po-rifillojne-tre-projekte-gazifikimi/ — Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.