Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Mickoski dhe Filipçe përplasen për pagat dhe standardin jetësor

Debat i ashpër mes pushtetit dhe opozitës për shportën minimale, pagën minimale dhe rritjen e pagës mesatare neto.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se shporta minimale sindikale me qira ka arritur në 90.000 denarë, ndërsa qeveria po refuzon rritjen e pagës minimale në 600 euro. Gjatë një konference për shtyp, ai theksoi se standardi i qytetarëve po përkeqësohet dhe se kostoja e jetesës është bërë e paarritshme për buxhetet familjare. Sipas tij, opozita ka dorëzuar 225 amendamente në debatin parlamentar për Buxhetin, përfshirë kërkesat për pagën minimale dhe për përmirësimin e standardit e të shujtës studentore, por ekzekutivi është arsyetuar se nuk ka fonde në buxhet.

Mickoski dhe Filipçe përplasen për pagat dhe standardin jetësor
Video · YouTube ↗

Nga ana e tij, kryeministri Hristijan Mickoski ka kundërshtuar këto pretendime duke iu referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave për shtatorin. Mickoski tha se paga reale mesatare neto është 5.2 për qind më e lartë se një vit më parë, duke e cilësuar këtë si një rezultat shumë të mirë në raport me sfidat ekonomike në rajon dhe botë. Kryeministri theksoi se në kohën e qeverisjes së mëparshme LSDM-BDI nuk ka pasur rritje të tillë dhe, ndëonëse pranoi se nuk janë zgjidhur të gjitha problemet, vlerësoi se situata është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me periudhën e para tri viteve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme