Baush: Qeveria aktuale po vazhdon praktikën e asaj paraprake me obligacionet
Ministria e Financave lëshon ofertë të re për qytetarët, ndërsa ekspertët kërkojnë transparencë për destinimin e mjeteve.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Ministria e Financave ka dalë me një ofertë të re për qytetarët, ku shteti synon të sigurojë hua prej 100 milionë denarësh përmes obligacioneve qytetare. Kjo masë vjen pas tri emetimeve të mëparshme, ndërkohë që në këmbim ofrohet një interes vjetor prej 4,6 për qind me afat maturimi prej dy vitesh. Për çdo obligacion prej 10 mijë denarësh, investitorët përfitojnë 460 denarë interes në vit, ose gjithsej 920 denarë për periudhën dyvjeçare.
Ekonomisti Abil Baush theksoi se vendimi është interesant pasi qeveria aktuale, e cila fillimisht kishte kundërshtuar këtë instrument, tani po vazhdon praktikën e qeverisë paraprake. Baush u shpreh se «është interesant se si kjo qeveri filloi të i miratojë të gjitha masat që i kishte edhe qeveria paraprake në fillim ishin kundër emitimit të obligacioneve ose Bono thesaret për qytetarët por tash reteron dhe e bënë këtë, është një gjë e mirë për arsye se qytatarët kan një instrument ku munden të investojnë dhe të fitojnë para». Sipas tij, norma e interesit përbën sinjal për kushtet e huamarrjes shtetërore dhe mundësi të mirë për qytetarët.
Megjithatë, eksperti ka kërkuar më shumë transparencë për mënyrën se ku do të shpenzohen paratë e mbledhura, duke shtuar se «në shumicën e rasteve ato lidhen për ndonjë projekt, në fillim ishte për një projekt ekologjik tash nuk e di për çka ju nevojiten por ndoshta kanë ndonjë plan në të cilën duhet këto para të i drejtojnë është një gjë në të cilën pritet ato ta shpjegojnë ku do të i shpenzojnë paratë por të shpresojmë të mos janë operative». Qytetarët mund t'i regjistrojnë obligacionet në bankat komerciale deri më 1 dhjetor, ndërsa ankandi është caktuar për 3 dhjetor. Në tri emetimet e kaluara, shteti kishte siguruar shuma prej 23,5 milionë eurosh, 17,6 milionë eurosh dhe 33 milionë eurosh.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


