Mexhiti thotë se VLEN përkrah votimin e diasporës dhe listat e hapura
Bashkëkryetari i VLEN-it flet për Kodin Zgjedhor dhe shpreh hapësirë për kompromise rreth modeleve të njësive.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë një paraqitje televizive në emisionin «Debat në SHENJA», ka trajtuar çështjen e ndryshimeve të mundshme në Kodin Zgjedhor. Ai ka theksuar se koalicioni mbështet plotësisht përfshirjen e diasporës në procesin e votimit, si dhe zbatimin e listave të hapura për zgjedhjet.
Duke folur për ndarjen territoriale zgjedhore, Mexhiti ka përmendur se opsioni me tri njësi zgjedhore, që përfshin Shkupin, Maqedoninë Perëndimore dhe atë Lindore, do të ishte më i përshtatshëm në parim për votat shqiptare. Megjithatë, ai ka shtuar se forca politike që përfaqëson mbetet e hapur për dialog dhe kompromise lidhur me këtë temë.
«Ne jemi pro votimit të diasporës. Ka shumë analiza dhe prej kohësh flitet për Kodin Zgjedhor», deklaroi Mexhiti, duke shtuar se për propozimin e një njësie të vetme zgjedhore duhet të analizohen me kujdes detajet teknike si censi dhe pragu zgjedhor.