Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Mërgata shqiptare në Oslo nis aktivitetin në mbështetje të çlirimtarëve

Në Oslo të Norvegjisë ka filluar aktiviteti “Ora e Pritjes” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Mërgata shqiptare në Oslo të Norvegjisë ka nisur aktivitetin “Ora e Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në Hagë.

Mërgata shqiptare në Oslo nis aktivitetin në mbështetje të çlirimtarëve
Foto: botasot.info

Aktiviteti zhvillohet deri më 16 shtator, kur pritet të jepet verdikti në procesin gjyqësor ndaj tyre. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, i cili është shprehur mirënjohës për mbështetjen e mërgatës.

“Zëri i shqiptarëve po jehon kudo. Kosova po pret drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve në atdhe”, është shprehur Tasholli, duke shtuar se në vende të ndryshme po përcillet mesazhi për drejtësi.

“Ora e Pritjes” në Oslo është organizuar nga përfaqësues politikë, veprimtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme