Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:14 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:09 Leonora Jakupi bashkohet thirrjes për Marshin për Liri më 12 shtator03:48 22 viktima në gusht nga aksidentet rrugore, të rinjtë dhe e diela më të prekura03:37 Bebe Rexha reagoj kundër komenteve për gjoksin e saj në rrjetet sociale03:14 Komisioni Evropian konfirmon vizitën e von der Leyen në Ballkan, pa siguri për Serbinë03:07 Vojvoda dhe Udinese mposhten 2:1 në shtëpi nga Lazio03:02 Violeta Kukaj pushon në Amerikë dhe shkëlqen me stil në New York03:00 Violetë Kukaj shfaqet me veshje stilike në rrugët e Nju Jorkut02:47 Toshkovski: Njëri nga autorët e vrasjes në Çair është duke u burgosur02:44 Zjarri i Lirisë ndezet në Pashtrik dhe Dukagjin, kërkohet liri për krerët në Hagë02:38 Konjufca dënon nderimin e Mlladiqit nga Serbia si akt turpi moral dhe politik
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Mbi 11.560 biznese të reja çelen për 6 muaj — 800 më shumë se vitin e kaluar

QKB: U zgjeruan me 7.5 përqind krahasuar me 2025

Redaksia ZHURMA 15:11 Përditësuar 16:11 1 min lexim
Mbi 11.560 biznese të reja çelen për 6 muaj — 800 më shumë se vitin e kaluar
FOTO · Foto: Aufn. 1+3 - LABW - Staatsarchiv Ludwigsburg PL 734 FM2 936 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Më shumë se 11 560 biznese të reja u çelën në vend gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit. Referuar shifrave të fundit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, numërohen mbi 800 subjekte më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Krahas sipërmarrjeve vendase, zgjerim kanë shënuar edhe bizneset me kapital të huaj duke u rritur me 35.7% përgjatë kësaj periudhe. Tregtia me shumicë dhe pakicë vijon të mbetet sektori dominues ku vijon trendi i çeljes së bizneseve të reja, ndjekur më pas nga akomodimi e shërbimi ushqimor, degë këto të lidhura ngushtë edhe me zhvillimin e turizmit në vend.

Nuk mbeten pas as aktivitetet profesionale, transporti dhe informacioni e komunikacioni. Një zgjerim të fortë kanë regjistruar edhe sipërmarrjet e çelura këtë 6-mujor në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke parë një rritje me 35.8% krahasuar me një vit më parë.

Kryeqyteti regjistron edhe numrin më të lartë të bizneseve të reja me mbi gjysmën e totalit, duke numëruar mbi 6 mijë sipërmarrje të çelura këtë periudhë, ndjekur nga Vlora dhe Durrësi. Rritje të sipërmarrjeve të çelura rishtazi këtë pjesë të parë të vitit evidentohet edhe në veri të vendit, në Lezhë, Dibër e Shkodër.

Ndërkohë, statistikat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se nga janari në qershor janë regjistruar mbi 897 licenca dhe janë dhënë 124 leje, duke u rritur krahasuar me vitin 2025.

Burim: ABC News, https://abcnews.al/mbi-11-mije-biznese-te-reja-ne-6-muaj-qkb-u-zgjeruan-me-7-5-perqind-krahasuar-me-2025/
— Redaksia ZHURMA

Komentet