Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:51 Partia Demokratike e Socialistëve kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq03:42 VLEN-i përballë rreziq ndarjeje: konflikt Mexhiti-Azizi në fazëfinale03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit02:55 Amir Rrahmani njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës dhe kritikon FFK-në
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Marsh i UÇK-së në Prishtinë për Ditën e Çlirimit

Si u kujtua sakrifica e luftëtarëve në 11 qershor në kryeqytet?

Redaksia ZHURMA 13:46 Përditësuar 15:10 1 min lexim
Marsh i UÇK-së në Prishtinë për Ditën e Çlirimit
FOTO · Foto: ata.gov.al Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, sot është mbajtur marshi i UÇK-së në kryeqytet. Marshi nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi në sheshin “Skënderbeu”, ku ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës parakaluan të veshur me uniformat e luftës.

Para nisjes së marshit, janë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. Në homazhe morën pjesë veteranë të luftës së UÇK-së, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama tha se marshi është organizuar për të kujtuar sakrificën e luftëtarëve dhe dëshmorëve që kontribuan për lirinë e vendit. “Kemi bërë një marsh si shenjë të përkujtimit të sakrificës së madhe, të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të secilit dëshmor”, tha ai.

Aktivitetet për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës nisën që në orët e mëngjesit me homazhe dhe një seancë solemne, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes me organizime të tjera në kryeqytet.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/06/11/marsh-i-uck-se-ne-prishtine-per-diten-e-clirimit/
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediUshtria Çlirimtare e Kosovës: nga malet e Drenicës te çlirimi krah NATO-sLexo zërin → Në EnciklopediZahir Pajaziti: pushka e parë e lirisë në Zonën e LlapitLexo zërin →
Komentet