Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Krushevë, defekti në aparatin e klorit

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov: situata është e qëndrueshme

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KRUSHEVË — Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov lidhur me ndalesën e përdorimit të ujit në Krushevë tha se është në komunikim me autoritetet lokale, ndërsa për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, një orë nuk ka punuar pajisja për klorimin e ujit.

Krushevë, defekti në aparatin e klorit
Foto: Арнаут Маало - Крушево (2) / Wikimedia Commons

Sipas Angellov, situata është e qëndrueshme dhe nuk duhet të krahasohet me rastin e Gostivarit, pasi në Krushevë nuk ka të paraqitur asnjë rast me simptoma helmimi. “Menjëherë pas paraqitjes se edhe uji në ujësjellësin e Krushevës nuk është i rregullt, menjëherë fola me kryetarin e komunës gjatë së cilës u informova se për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike, më së shumti një orë nuk ka punuar instrumenti i klorin, respektivisht nuk ka pasur klorim të ujit.

Kështu që rasti në Krushevë as për së largëti nuk është i ngjashëm me atë çfarë ka ndodhur në Gostivar. Menjëherë pas një ore ajo pajisje që hedh klor në ujësjellësin e qytetit ka vazhduar me punë dhe pres që situata atje të jetë tërësisht e stabilizuar”

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/krusheve-defekti-ne-aparatin-e-klorit-shkaktoi-problemet-me-ujin/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme