Zhurma Press E Enjte · 01 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:34 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë DIA

Si funksionon votimi me postë për diasporën dhe deri kur zgjat afati?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur periudhën e votimit përmes postës për kosovarët jashtë vendit.

Redaksia ZHURMA 09:38 Përditësuar 08:11 1 min lexim
Si funksionon votimi me postë për diasporën dhe deri kur zgjat afati?
FOTO · Foto: Markus Spiske / Pexels Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga e mërkura, 21 maj, ka filluar periudha e votimit përmes postës për qytetarët e Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Procesi do të zgjasë deri më 6 qershor 2026.

Përmes një njoftimi në Facebook, KQZ-ja ka sqaruar hapat që duhet ndjekur nga votuesit. Pakoja me fletëvotim do t'u dërgohet atyre në adresën e banimit. Pas pranimit, qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin, ta vendosin në zarfin e fshehtësisë dhe më pas ta fusin bashkë me dëftesën e regjistrimit në zarfin kthyes.

Votuesit duhet të shënojnë adresën e kutisë postare përkatëse dhe ta dërgojnë zarfin përmes postës, me kusht që ai të arrijë në destinacion jo më larg se 6 qershor 2026.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet