Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë për Parkun e Sharrit
Ministrat e mjedisit e tre vendeve u takuan në Mal të Zi dhe tërë vullnet për të shndërruar Parkun e Sharrit në park ndërkufitar me zhvillim të qëndrueshëm.
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shprehur vullnetin për të forcuar bashkëpunimin për mbrojtjen dhe zhvillimin e Parkut të Sharrit.
Gjatë Konferencës Ministeriale për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Mal të Zi, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli, u takua me homologët e saj, ministrat Jaupaj dhe Hoxha. Ata besëlidhën të shndërrojnë Parkun e Sharrit në një park të mirëfilltë ndërkufitar, duke lidhur ruajtjen e natyrës me zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale përmes agroturizmit dhe turizmit të qëndrueshëm. Takimi i radhës do të zhvillohet në Kosovë për të përcaktuar hapat konkretë.