Zemaj: Qeveritarët janë praktikantë të përhershëm në premtime
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kritikon ekzekutivin për deklaratat rreth punësimit të mjekëve dhe mosdallimin mes licencimit dhe punësimit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar ekzekutivin e vendit lidhur me deklaratat për punësimin e mjekëve të kthyer për të punuar në Kosovë. Ish-ministri i Shëndetësisë ka akuzuar qeveritarët se nuk po arrijnë ta bëjnë dallimin ndërmjet licencimit dhe punësimit në sistemin publik shëndetësor, duke u përpjekur ta paraqesin një proces administrativ si rezultat punësimi.
Sipas tij, realiteti në terren paraqet shifra të tjera, ku 534 mjekë dhe 91 mjekë specialistë figurojnë të papunë në vend. Ndërsa për mjekët e kthyer nga jashtë dhe të punësuar me kontrata të rregullta në institucionet publike shëndetësore gjatë qeverisjes aktuale, ai ka thënë se nuk po arrihet të dëshmohet as një numër dyshifror.