Kurti: Për pakënaqësi me Specialen duhet bërë gjithçka për apelim
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar në Paris rreth drejtësisë ndërkombëtare dhe Gjykatës Speciale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në tryezën e diskutimit në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, u pyet nga një prej të pranishmëve në panel rreth drejtësisë penale ndërkombëtare, zhvillimeve të fundit në Hagë dhe perceptimit të publikut.
Duke u përgjigjur lidhur me funksionimin e Gjykatës Speciale dhe proceset e drejtësisë ndërkombëtare, kreu i qeverisë theksoi se pakënaqësitë me vendimet gjyqësore duhet të adresohen përmes rrugëve ligjore të ankimimit. «Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare, kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi», deklaroi Kurti.