Sadiku: Deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të PBB-së
Deputeti i LDK-së ngre shqetësimin për deficitin tregtar dhe kërkon politika të reja mbështetëse për prodhuesit vendorë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka deklaruar se gjatë vitit 2025 deficiti tregtar i mallrave në vend ka arritur në 50,6% të Produktit Bruto Vendor. Sipas tij, kjo shifër përbën deficitin më të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe tejkalon çdo shtet të Bashkimit Evropian.
Duke bërë një krahasim me vendet e rajonit, ai ka sjellë shifrat ku Shqipëria është me 22%, Maqedonia e Veriut me 19,8%, Bosnja me 19,7% dhe Serbia me 7,3%. «Prapa këtyre shifrave është varësia jonë nga importi dhe mungesa e prodhimit vendor», ka shkruar deputeti, duke e cilësuar këtë gjendje si një alarm për ekzekutivin.
Sipas deputetit të opozitës, situata kërkon ndërhyrje urgjente nga ana e Qeverisë së Kosovës. «Kosovës i duhen politika që mbështesin prodhuesit, investimet dhe eksportin», ka shtuar ai.