← shqiperi
Live · shqiperi · 13:18 · 23 Korrik 2026

KLP ndëshkon me vërejtje publike prokuroren Anjeza Kalanxhi

Prokurorja Kalanxhi u hetua nga ILD për shkelje të dispozitave dhe konfidencialitetit

— Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, pranoi të enjten kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore "vërejtje publike" ndaj prokurores së Korçës, Anjeza Kalanxhi. Prokurorja Kalanxhi u hetua nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë si dhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit, pasi u kishte dhënë të tretëve kopje të disa akteve në një dosje hetimore.

Sipas institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, Kalanxhi ka nënshkruar një ankesë lidhur me një vendimmarrje të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për një çështje që ajo hetonte, veprim që e ka kryer në cilësinë e drejtueses së seksionit. Po ashtu, si shkelje tjetër pretendohet se ankesa, e cila u është drejtuar disa institucioneve të drejtësisë dhe një ambasade të huaj në Tiranë, është shoqëruar me mbi 20 akte të dosjes hetimore.

Prokurorja Anjeza Kalanxhi shpjegoi para KLP-së se gjithçka ka ndodhur si pasojë e deklarimit nga ana e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore se një masë sigurimi e mëparshme që i ishte caktuar do t’i ndryshohej nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të nesërmen, duke e nxjerrë atë nga burgu. Lidhur me dërgimin e ankesës edhe pranë një ambasade të huaj, Kalanxhi argumentoi gjatë seancave në KLP se ka vlerësuar ta ndajë edhe aty, pasi kjo përfaqësi diplomatike u ka qëndruar gjithmonë pranë dhe i ka mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ajo kundrështoi pretendimin për nxjerrje të sekretit hetimor, duke sjellë në vëmendje faktin se atë çështje nuk ka pasur një vendim të gjykatës për ndalimin e publikimit të akteve që kishin të bënin me caktimin e masës së sigurisë. Sipas saj, aktet u janë njohur më parë palëve. KLP e rrëzoi 10 muaj më parë kërkesën e Inspektorit, por ky i fundit e ankimoi në Gjykatën e Apelit Administrativ, që e shfuqizoi vendimarrjen e Këshillit. Pas vendimit të gjykatës, ILD kërkoi sërish caktimin e masës disiplinore ndaj Kalanxhit, që u pranua të enjten prej KLP-së.

Burim: Reporter.al
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi
Could not load content

Më të lexuarat sot

Top 10
Could not load content
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën