Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kim Mehmeti: Protestat kundër Speciales t’i organizojë populli

Autori Kim Mehmeti thotë se protestat kundër dënimeve të krerëve të UÇK-së duhet t’i organizojë populli, jo partitë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në një shkrim të tij, Kim Mehmeti thotë se jo vetëm në Prishtinë, por kudo nëpër trevat shqiptare, duhet të protestohet kundër dënimeve të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës. Sipas tij, këto protesta nuk duhet t’i organizojë as OVL, as ndonjë parti tjetër, por vetëm pronari i vërtetë i vlerave të saj – populli dhe rinia shqiptare.

Kim Mehmeti: Protestat kundër Speciales t’i organizojë populli
Foto: Wikimedia Commons

Mehmeti shkruan se kur populli t’i marrë në duart e veta protestat, do ta kumtojë të vërtetën se duhet t’i lash dhëmbët e gojës tri herë me radhë para se të përmendësh familjet Jashari, Haradinaj, Gërvalla. Ai shton se duhet të jesh qelbësirë e një lloji të veçantë që këto protesta t’i përdorësh për qëllime partiake.

Autori përmend se një nga çvlerësimet që iu bënë UÇK-së është se u lejua që si pronarë të saj të vetëshpalleshin drejtues të OVL-së, të PDK-së, të AAK-së, të BDI-së, si dhe disa opinionistë që publikisht shfaqnin dëshirën për t’i parë në burg ish-drejtuesit e saj.

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 22 shtator Kim Mehmeti: Protestat kundër Speciales t’i organizojë populli · ky artikull
  2. 25 tetor Kim Mehmeti: Mos e lini piktorin ta djegë Shqipërinë
  3. 5 nëntor Kim Mehmeti: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme