KESCO kërkon kursim të energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit
Kompania kërkon përdorim të kujdesshëm të rrymës pas rritjes së konsumit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Me uljen e temperaturave gjatë muajve të ftohtë, nevoja për furnizim me energji elektrike bën më të rëndësishëm shfrytëzimin efikas të saj. Të dhënat zyrtare tregojnë se konsumi te konsumatorët e rregulluar u rrit për 4,1 për qind gjatë periudhës nga 1 shtatori deri më 31 tetor 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq, ditët e para të nëntorit shënuan një rritje shtesë prej afro 25 për qind krahasuar me muajin paraprak.
KESCO u bën thirrje konsumatorëve që gjatë stinës së dimrit ta përdorin rrymën me kujdes dhe të shmangin shpenzimet e panevojshme. Kursimi nuk nënkupton heqjen dorë nga rehatia apo ngrohja, por shmangien e harxhimeve të tepërta përmes mbajtjes së temperaturave të arsyeshme, shfrytëzimit efikas të pajisjeve dhe fikjes së tyre kur nuk përdoren. Përdorimi i kujdesshëm ndihmon në uljen e shpenzimeve familjare dhe zvogëlimin e ngarkesës gjatë periudhave me konsum të lartë.