Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Thaçi: Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dërguar një mesazh nga paraburgimi në Hagë, ku plotësohen gjashtë vjet.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka dërguar një mesazh në gjashtëvjetorin e qëndrimit atje. Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, mesazhi është publikuar nga ekipi medial, duke përcjellë falënderime për mbështetësit që i qëndrojnë pranë gjatë procesit gjyqësor.

Thaçi: Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim në Hagë
Foto: vushtrriaonline.net

Në këtë proces gjyqësor, ai po përballet së bashku me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në mesazhin e përcjellë, thuhet se ish-kreu i shtetit mbetet i bindur në pafajësinë e tij dhe se rrugëtimi i tij vazhdon me mbështetjen e njerëzve. «Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!», thuhet në postimin e publikuar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme