Pse e fshehu këngëtarja shqiptare origjinën e saj?
Eleni Foureira tregoi se kishte frikë se origjina e saj mund ta pengonte të kishte të njëjtat mundësi si të tjerët
ATENË — Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka folur hapur për herë të parë mbi frikën që ndiente në fillimet e karrierës për të zbuluar publikisht origjinën e saj. Foureira tregoi se ishte rritur me bindjen se origjina e saj shqiptare mund ta pengonte të kishte të njëjtat mundësi si të tjerët.
Kur rritesh, kjo frikë të futet brenda. Mendoja se nëse thosha se jam nga Shqipëria, nuk do të më jepeshin mundësi të barabarta, u shpreh ajo. Këngëtarja kujtoi edhe momentet e vështira që përjetonte familja e saj, duke treguar se nëna shpesh qante për komentet dhe paragjykimet që përballej vajza e saj.
Nëna ime më përqafonte dhe qante duke më thënë: “Vajza ime, çfarë të kanë bërë? Ti nuk ke bërë asgjë”, rrëfeu Foureira. Ajo shtoi se mbështetja e njerëzve pranë saj e ndihmoi të vazhdonte rrugën në muzikë, derisa publiku e vlerësoi për talentin dhe jo për origjinën.
Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/kengetarja-e-famshme-ne-greqi-rrefen-pse-e-fshehu-origjinen-shqiptare/
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.