KEDS publikon oraret e reja për ndërprerjet e rrymës në Podujevë
Kompania ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike në disa zona dhe fshatra për shkak të punimeve në rrjet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Banorët e disa fshatrave dhe zonave në Komunën e Podujevës do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrik. Sipas njoftimit të KEDS-it, ndalimet e rrymës bëhen për shkak të mirëmbajtjes preventive, pastrimit të trasesë, energjizimit të linjave dhe realizimit të projekteve investive që sigurojnë sistemin.
Në intervalin nga ora 10:00 deri në 15:30, kufizimet prekën zonat si Sibofci, Lluzhani, Penuha, Lupçi i Epërm, Lluga, Majaci dhe Popova. Ndërkaq, në oraret prej 12:00 deri në 15:00, ndërprerje ka pasur në Obranqë, Peran, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepaj, Dobratin dhe te Ferma e Pulave në Peran. Po ashtu, ndërhyrje janë kryer nga ora 09:00 deri në 17:00 në Barilevë, Besi, Lebanë, Rimanisht dhe Prugovc.