Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Hulumtimi: Nxënësit në Prizren të vetëdijshëm për riciklimin por pa kushte

Organizata publikon hulumtimin mbi qasjen dhe ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj riciklimit të mbeturinave.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRIZREN — Organizata EC Ma Ndryshe ka publikuar hulumtimin me titull “Qasja dhe ndërgjegjësimi i nxënësve ndaj riciklimit të mbeturinave“, i cili pasqyron njohuritë, praktikat dhe sfidat e nxënësve të klasave VIII dhe IX në shkollat e Prizrenit. Sipas njoftimit, gjetjet tregojnë se 81.3% e nxënësve e konsiderojnë riciklimin shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, por vetëm 16.4% deklarojnë se i ndajnë rregullisht mbeturinat në shtëpi. Sfidë kryesore mbetet mungesa e infrastrukturës së përshtatshme, ku rreth 79.9% e nxënësve kanë theksuar nevojën për kontejnerë të veçantë për ndarjen e mbeturinave. Megjithatë, 72% e nxënësve janë shprehur se do t’i ndanin rregullisht mbeturinat nëse pranë shtëpive ose shkollave do të kishte kontejnerë të përshtatshëm, ndërsa 78.8% vlerësojnë se shkollat duhet të përfshihen më shumë në edukimin dhe aktivitetet për riciklim.

Hulumtimi: Nxënësit në Prizren të vetëdijshëm për riciklimin por pa kushte
Foto: Panoramë e Prizrenit nga kalaja. Robot8A, CC BY-SA 4.0 / Wikimedia Commons

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme