Fatmir Klaiqi surprizohet për ditëlindje nga stafi i MobiCasa-s
Stafi i kompanisë MobiCasa organizoi një festë surprizë për ditëlindjen e pronarit Fatmir Klaiqi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pronari i kompanisë MobiCasa, Fatmir Klaiqi, është surprizuar nga stafi i tij gjatë ditëlindjes së tij, nëpërmjet një organizimi të këndshëm për të shprehur respektin, dashurinë dhe mirënjohjen ndaj tij. Ky gjest dëshmon marrëdhëniet e krijuara ndërmjet drejtuesit dhe punëtorëve, të cilat janë ndërtuar përmes komunikimit të mirë, korrektësisë, sinqeritetit dhe trajtimit njerëzor në punë.
Pas kësaj befasie, vetë Fatmir Klaiqi ka shprehur falënderimin e tij për familjen dhe gjithë stafin e ndërmarrjes. Ai ka theksuar se, përtej rezultateve dhe projekteve të realizuara ndër vite, pasuria më e madhe mbeten njerëzit me të cilët ndahen sfidat dhe festohen sukseset.