KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa fshatra të Podujevës
Shumë fshatra të Podujevës do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve të domosdoshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PODUJEVË — Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa vendbanime të Podujevës, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit. Këto ndërprerje do të realizohen në dy intervale kohore gjatë ditës.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerjet në intervalin e parë nga ora 10:00 deri në 15:30 do të prekin fshatrat Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë. Ndërkaq, në intervalin e dytë nga ora 12:00 deri në 15:00, pa rrymë do të mbeten Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2 dhe 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepaj, Dobratin 1, si dhe Ferma e Pulave në Peran.
Nga kompania shpjegojnë se punimet përfshijnë mirëmbajtjen preventive, pastrimin e trasesë dhe energjizimin e linjave, ndërsa qytetarët e lokaliteteve të përfshira këshillohen të kenë parasysh oraret e përcaktuara.