Kalo te përmbajtja kryesore
Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Premte · 7 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm ShqipëriSport

8 qarqe në rrezik nga zjarret këtë fundjavë

Me temperaturat deri në 39 gradë, situata më kritike paraqitet në Ultësirën Perëndimore, nga Lezha në Vlorë.

Redaksia ZHURMA + Ruaj
8 qarqe në rrezik nga zjarret këtë fundjavë
FOTO · Foto: Mountain of Dajti, Albania / Wikimedia Commons

TIRANË — 8 qarqe në gjithë vendin do të përballen këtë fundjavë me rrezik të lartë nga zjarret, i nxitura edhe nga temperaturat në rritje, që pritet të kapin vlerat 39 gradë Celsius.

Nëpërmjet Buletinit të Rreziqeve, Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se situata më kritike paraqitet kryesisht në Ultësirën Perëndimore, në qarqe si Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Gjirokastra dhe Vlora.

Ndërkohë, më alarmante janë flakët në qarkun e Fierit: zjarri është aktiv prej disa ditësh në fshatrat Riban, Ngraçan dhe Panahor të Mallakastrës, me shtrirje rreth 180 hektarësh. Për të shuar vatrat po operohet edhe nga ajri me helikopterë, ndërsa në terren janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse dhe 55 zjarrfikës.

Në Dajt vijon shuarja e zjarrit në masivin pyjor të Prisken dhe Çakallëshit, ndërsa në qarun e Elbasanit aktive mbeten vatrat e fshatit Shqiponjë plus malit të Dardhës. Në Berat është rindezur zjarri në fshatin Kostren 2.

Githësej, në operacionet në gjithë vendin janë mahzuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, në mbështedu një 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor”.

Burim: BalkanWeb
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →