Huseini uroi Jahijin për fitoren në Bërvenicë
Kandidati i VLEN-it vizitoi shtabin qendror të AKI-së për të uruar fituesin e zgjedhjeve lokale në Bërvenicë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka vizituar shtabin qendror të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për të uruar fituesin e zgjedhjeve lokale, Arkin Jahijin. Pas shpalljes së fitores së Jahijit, Huseini e ka vizituar AKI-n për të shprehur mirënjohjen e tij për rezultatin. Jahiji, nga ana e tij, ka falenderuar Huseinin dhe gjithë banorët që morën pjesë në zgjedhje.
Siç raportoi Zhurma më 16 tetor, Huseini kishte mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës së tij për zgjedhjet lokale, duke kërkuar besimin e qytetarëve për më shumë zhvillim të komunës.