Protestuesit hedhin molotovë drejt Ministrisë së Brendshme
Policia shoqëron disa protestues gjatë protestave të vazhdueshme në Tiranë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protesta e dhunshme ka hyrë në ditën e saj të gjashtë, kur protestuesit kanë hedhur molotovë drejt Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Sipas informacioneve, policia ka shoqëruar disa prej protestuesve të pranishëm në tubim. Tensione kanë vijuar edhe gjatë ditës së gjashtë të protestave, ku përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë janë shoqëruar me ndërhyrjen e forcave të rendit. Gjatë gjashtë ditëve të tubimeve, përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë qenë të forta, ndërsa disa institucione shtetërore, biznese private, kioska dhe koshave të mbeturinave janë vënë flakë.