Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë, KSHZ jep shifrat e daljes në votime
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për daljen e votuesve në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Komunën e Bërvenicës në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhje lokale të jashtëzakonshme dhe të parakohshme për kryetar komune. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të siguruara nga 24 vendvotime, dalja në votime deri në orën 13:00 ka qenë 20,50%, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3.331 votues. Krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, dalja në votime deri në këtë orar është rritur për 1,48%.
Sa i përket mbrojtjes së të drejtës personale të votës deri në orën 13:00, KSHZ njofton se janë pranuar gjashtë ankesa, nga të cilat tri janë pranuar kurse tri të tjera janë refuzuar si të pabazuara. Ndërkohë, sipas 100% të vendvotimeve të përpunuara, deri në orën 15:00 kanë votuar 31.17% apo 5064 votues, duke shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të zgjedhjeve të kaluara. Informacionet e radhës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe daljen në votime janë paralajmëruar për në konferencën për shtyp të KSHZ-së në selinë e këtij institucioni.